Nga Duma Shtetërore e Rusisë po dalin raporte për komentet e bëra sot nga kryetari i parlamentit të Kremlinit.
Vyacheslav Volodin u citua të thoshte se Ukraina ishte bërë një “shtet terrorist” ndërsa ai foli për luftën që po vazhdon, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Ai gjithashtu akuzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy si kreun e një “regjimi kriminal”.
Volodin tha gjithashtu se Ukraina po bënte “gjithçka” për të siguruar që trupat e Moskës nuk do të ndalonin “operacionin e tyre special ushtarak” në kufijtë e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetsk (DPR) dhe Republikës Popullore të Luhanskut (LPR) në Ukrainën lindore,
Vërejtjet vijnë pasi Moska pretendoi “çlirimin” e të gjithë rajonit të Luhansk të dielën./klankosova.tv/