Në prill 1919 ushtarët britanikë gjuajtën me zjarr në drejtim të protestuesve që ishin mbledhur në Amritsar – krahina e Punxhabit në Indi. Në Masakrën e Amritsarit vdiqën 379 indianë të besimeve të ndryshme, kurse sëpaku 1200 persona mbetën të plagosur. Kjo njihet edhe si pikënisje për pavarësinë e Indisë nga Anglia.
Në njëqindvjetorin e kësaj gjakderdhje, kryepeshkopi anglikan i Canterbury, Justin Welby, akuzon rëndë të kalurën e shtetit të tij: “një numër i madh i sikëve, muslimanëve, hindusëve dhe krishterëve të pafajshëm vdiqën si pasojë e breshërive të armëve nga ushtarët britanikë. Si britanikë nuk mund të shmangim këtë pjesë të turpit tonë, gjatë kohës së kolonializmit,” tha ai.
Ky gabim duhet të shërbejë për të mësuar.
Interesante është se retorika britanike e vitit 1919 ishte krejt ndryshe./Foldrejt.com