Pas reis-ulemesë së Maqedonisë Veriore, Sulejman Rexhepi, i cili ftoi të gjithë muslimanët e vendit që të mos bojkotojnë zgjedhjet presidenciale të 5 majit dhe të votojnë pro “NATO dhe BE”, ngjashëm ka deklaruar edhe kryeprifti ortodoks i Maqedonisë Veriore, z.z. Stefani, përcjell ekskluzivisht foldrejt.com.
“Unë jam për anëtarësim të vendit në BE, por nuk e shoh të arsyeshme, që të huajt të përshkruajnë identitetin tonë,” tha Stefan Veljanovski për median gjermane die-tagespost.de. Në lidhje me ndryshimin e emrit ai foli në formë diplomatike, se “gjykatësi më i mirë për këtë është koha.”
Z.z. Stefani ka shfaqur shqetësime edhe për besimin islam në Maqedoninë Veriore: “në 15 vitet e kaluara ka ardhur në dritë vehabizmi.” Xhamitë e vjetra janë rrënuar dhe në vend të tyre janë ndëtuar ata me stilin arab. Paratë për këto me gjasë vijnë nga jashtë: “nuk ka mjete financiare që mund të përputhen me atë që muslimanët marrin nga mbështetja.”
Në fund z.z.Stefani tha se pret që edhe kisha e Maqedonisë Veriore në të ardhmen të njihet si autoqefale, ngjashëm siç ndodhi me Ukrainën./Foldrejt.com