Kryeprokurori i Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale në Hagë, Serge Brammertz, do të bisedojë sot dhe nesër në Zagreb me zyrtarë të drejtësisë kroate, me rastin e përgatitjeve për raportin e rregullt gjysmë-vjetor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për bashkëpunimin me të.
Bramertz do të bisedojë me Ministrin e Drejtësisë Ivan Malenica dhe Kryeprokuroren e Shtetit të Kroacisë Zlata Hrvoj Šipek për procedimin e krimeve të luftës në Kroaci, si dhe pengesat në bashkëpunimin gjyqësor rajonal në rastet e krimeve të luftës, njoftoi Haga.
Ai do të takohet edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar./FolDrejt/