Sot ngrohtorja Termokos ka lajmëruar për ndërprerjen e furnizimit me ngrohje për kryeqytetasit, transmeton Fol Drejt.
Pas kësaj ka reaguar Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama. Sipas tij, komuna është duke e trajtuar me seriozitet këtë punë.
“Të dashur qytetarë të Prishtinës,
Me shqetësim kam marrë informatën për ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë qasje në ngrohjen termike të Termokosit. Jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse për zgjidhjen e situatës së krijuar.
Ndërprerja e ngrohjes qendrore në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut. Kam marrë siguri se kjo çështje do të rregullohet deri nesër.
Duke ju kërkuar mirëkuptim, ju siguroj se Komuna e Prishtinës po e trajton këtë çështje me seriozitet dhe do të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm që varen nga ne.”