Nënkrytari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se pritet të blejnë autobusë të rinj për kryeqytetin.
Ai, me anë të një postimi në Facebook, ka deklaruar se janë duke e punuar për një kredi të re për këtë çështje, transmeton Fol Drejt.
“Me EBRD po negociojmë kredinë e re, në vlerë prej mbi 10 mil EUR, për blerjen e autobusëve të rinj! Marrëveshja nënshkruhet këtë vit. Autobusët do t’i kemi në Prishtinë vitin e ardhshëm”.
“Faleminderit EBRD, Trafikut Urban dhe kolegëve të Komunës për punën shumë konstruktive”, është shprehur Zogaj./FolDrejt/