Trupat ukrainase morën nën kontroll këtë të shtunë më shumë se 30 qytete dhe fshatra në rajonin e Kievit.
Por ajo çka lënë pas forcat ruse nga zonat e pushtuara është vërtetë tronditëse.
Përveç njerëzve të shtrirë në rrugë të pajetë dhe një varri masiv me 300 persona, Ministria e Mbrojtjes ukrainase thotë se ka gjetur prova se forcat ruse u përpoqën të digjnin edhe trupat e disa civilëve të vdekur.
Çlirimi i Kievit erdhi pas vendimit të Moskës këtë javë se do të reduktonte operacionet rreth kryeqytetit për t’u fokusuar tek betejat në lindje./FolDrejt/