Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, herët në mëngjesin e së hënës, sërish janë dëgjuar shpërthimet në Kiev, transmeton Fol Drejt.
Sipas ekipeve të CNN në kryeqytetin ukrainas, sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë qytetin, tha Administrata Shtetërore Rajonale e Kievit në Telegram.
Sistemet e mbrojtjes ajrore po funksiononin dhe njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë brenda në strehimore dhe vende të tjera të sigurta, shtoi administrata.
Po sipas këtyre raportimeve, sulmi vjen një jave ndërprerjesh të energjisë elektrike në kryeqytet dhe pjesë të tjera të Ukrainës, të shkaktuara nga sulmet bombardimet në infrastrukturën energjetike të vendit. /FolDrejt/