Prania e forcave të KFOR-it është shtuar dukshëm në Zveçan dhe Leposaviq që nga orët e hershme të mëngjesit. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa nga terreni janë raportuar incidente kryesisht të dobëta, transmeton Fol Drejt.
Qindra serbë kanë provuar ta pengojnë fillimin e punës së kryetarëve të rinj.
Flamujt e Kosovës janë varur në ndërtesat e komunës Leposaviq dhe Zubin Potok, të cilat po ruhen nga trupa të KFOR-it dhe policisë.
Duke e komentuar situatën atje, Kryeredaktori i TV Mir Nenad Radosavljeviq ka thënë se “serbët nga veriu i Kosovës bënë një marrëzi duke iu bindur urdhrave nga Beogradi për të mos marrë pjesë në zgjedhje” dhe se ata duhet “të paguajnë çmimin”.