Problemet me rendin dhe ligjin në pjesën e komunave veriore si dhe mos shtrirja e autoritetit të institucioneve të Kosovës plotësisht, ka bërë që të dëmtohen edhe pyjet atje.
Kryeshefi i Agjencionit Pyjor të Kosovës, Ahmet Zejnullahu në një intervistë për Telegrafin ka thënë se pyjet në pjesën veriore të Kosovës janë duke u dëmtuar madje ka raste kur sasi të konsiderueshme të masës drunore eksportohen në Serbi.
Deklaratën e kryeshefit Zejnullahu për dëmtimin e pyjeve në veri mund ta ndiqni nga minuta 9:50.
Ai ka treguar se përkundër vështirësive në pjesën veriore kanë mbjellë vetëm këtë vit mbi 70 hektarë me fidane të reja.
“Nëpërmjet inspektorati kemi konfiskuar një sasi të masës drunore. Aktivitetet cilat janë duke u zhvilluar në pjesën veriore i tejkalojnë mundësitë tona si Agjencion Pyjor, sepse në mënyrë më efikase duhet të veprojnë edhe institucionet e tjera, por edhe masat që duhet me u marrë ndaj një strukturë që është atje ‘Srbia Shuma’, e cila punon e vepron edhe para syve të organeve atje”, tha Zejnullahu .
Ai ka treguar se kanë kërkuar që të pengohet eksporti i druve nga Kosova për në Serbi.
“Si Agjencion kemi kërkuar nga Ministri i Bujqësisë që të ndalet eksporti i masës drunore edhe në mënyrën ilegale në pjesën veriore është duke dal në Serbi. Kosova nuk ka resurse të mjaftueshme për eksport të masës drunore”, tha Kryeshefi i Agjencionit Pyjor të Kosovës, Ahmet Zejnullahu.