Sot është paralajmëruar mbledhja e Radhës e Kryesisë së Kuvendit, shkruan Fol Drejt.
Sipas paralajmërimit zyrtar, mbledhja e cila pritet të mbahet në orën 11:00, në rend dite përveç pikave nga seancat e kaluara të Kuvendit, në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit për Faljen e Masave Ndëshkimore të Vendosura gjatë Periudhës së Pandemisë.
Po ashtu, në këtë mbledhje në rend dite është edhe propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës, më 17 nëntor 2022, ku veçohet shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023./FolDrejt/