Listës me anëtarët e ri të kryesisë, i prin kryetari i këtij subjketi Albin Kurti, por jashtë kryesisë kanë mbetur disa prej figurave kyçe të partisë.
Liburn Aliu, Hydajet Hyseni e Arbër Rexhaj janë ermat që kanë mbetur jashtë kryesisë së re të LVV-së, e që më parë ishin pjesë e saj.
Kryesia e vjetër:
Duke i komentuar këto zhvillime brenda kësaj partie, gazetari Mirlind Behluli ka vënë theksin te ndryshimet e mëdha që vërehen te kryesia e re:
“Prej 8 pozitave kryesore në LVV, në 5 janë emëru njerëz që KURRË s’kanë dalë në zgjedhje. Pra i kanë zero vota. Dy prej tyre janë nga Shqipëria (respekte për Shqipërinë). Pra njerëz pa vota e udhëheqin partinë që ka marrë me se shumti vota në historinë e pasluftës. Sa keq!”
Emrat e rinj që ju shtuan kryesisë së LVV-së janë: Alban Hyseni, Hekuran Murati, Saranda Bogujevci e Alim Rama.
Më poshtë lista e plotë e të zgjedhurve në kryesinë e re të LVV-së dhe pozitat që ata do të bartin:
Nënkryetar i parë – Glauk Konjufca
Nënkryetare e dytë – Mrika Limani Myrtaj
Sekretar Organizativ – Alim Rama
Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm – Arbërie Nagavci
Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm – Boiken Abazi
Koordinatore e Komiteteve – Dejona Mihaili
Drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare – Hajrulla Çeku
Drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim – Arlind Manxhuka
Anëtarët e Kryesisë që u votuan të dielën:
Mrika Limani Myrtaj
Dejona Mihaili
Alban Hyseni
Arben Vitia
Arbër Zaimi
Besnik Bislimi
Elvis Hoxha
Fatmire Mulhaxha Kollcaku
Fitore Pacolli
Hekuran Murati
Mytaher Haskuka
Saranda Bogujevci
Tinka Kurti
Vlora Haxhimehmedi
Xhelal Sveçla
Anëtarët tjerë të Kryesisë me automatizëm për shkak të posteve që bartin:
Albin Kurti, Kryetar i LV
Glauk Konjufca, Nënkryetari i parë i LV
Alim Rama, Sekretari Organizativ
Arbërie Nagavci, Drejtuese e Këshillit të Përgjithshëm