Albert Zogaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), ka folur sot për rastin e 11 vjeçares, të cilin, sipas tij, Qeveria e Kosovës e shfrytëzoi për ta targetuar sistemin gjyqësor, në mënyrë tendencioze.
“Ka diçka që duhet thënë në mënyrë publike dhe të kuptohen qytetarët, ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë” – ka thënë ai.
Më tutje ai ka sqaruar se si njëri nga 11 të pandehurit që ndodhet sot në gjykatë, “pesë për rastin e parë dhe gjashtë në rastin e dytë, është e vërtetë që ka precedent penal dhe ka pasur disa vepra në gjykatë, ka edhe vendime që janë bërë publike sipas komunikatës së Gjykatës Themelore në Prishtinë. Në njërin prej vendimeve ka një dënim burgu, dhe kush mban përgjegjësinë për mungesën e rehabilitimit të këtij personi, a është Këshilli Gjyqësor ose sistemi gjyqësor për qendrën korrektuese.”
Ai është ankuar për kapacitetet e limituara me të cilat vepron sot gjykata në Kosovë:
“A mjaftojnë 11 gjyqtarë në vendin tonë t’i gjykojnë 40% të këtyre çështjeve. Dhe kjo është përgjegjësi ekskluzive dhe ndërhyrje e drejtpërdrejt e qeverisë në sistemin gjyqësor.”
Konferenca e thirrur nga Zogaj u ndërpre për disa minuta si pasojë e protestës së aktivistëve, të cilët vazhduan në sheshet e Prishtinës me thirrjen për drejtësi./FolDrejt/