Kryetarët e komunave që vijnë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, u kanë bërë thirrje mësimdhënësve, ta ndërpresin grevën, e t’i kthehen procesit mësimor, shkruan Fol Drejt.
Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, shkroi në Facebook:
“Sot bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu, në konferencë për media kemi paraqitur shqetësimet tona lidhur me mosfillimin e vitit të ri shkollor në nivel vendi.
Nga kjo konferencë ne ju bëmë thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe apeluam tek mësimdhënësit që të jenë pjesë e procesit mësimor duke e ndalur grevën.
Qeveria e Kosovës tashmë ka vendosur në diskutim publik Ligjin për Paga, ku mësimdhënësit trajtohen me paga të dinjitetshme si dhe është përkujdesur me Pakon e re mbështetëse në ndihmë të qytetarëve karrshi inflacionit.”/FolDrejt/