Kryetarët e komunave të Kosovës kanë takuar ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Kështu njoftoi kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes një postimi në facebook.
Aliu bëri të ditur se gjatë këtij takimi u diskutua për infrastrukturën e futbollit dhe planifikimet në 5 vitet e ardhshme në këtë drejtim.
“Sot, bashkë me kolegë, Kryetarë të Komunave të Kosovës, në takim me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, për të biseduar për infrastrukturën e futbollit dhe planifikimin në 5 vitet e ardhshme në këtë drejtim, ku theksova domosdoshmërinë e ndërtimit të Stadiumit të Ri Futbollistik “Ismet Shabani” në Ferizaj, ashtu siç është kërkesë e mijëra ferizajasve, në zonën e komplekseve sportive në pjesën urbane, vepër madhore që e meriton Ferizaj, sportistët, klubet sportive, tifozeria e sportdashësit ferizajas.”, ka shkruar kryetari Aliu./FolDrejt/