Të premtën me datë 10 prill, do të mbahet takimi I kryetarëve të të gjithë komunave të Kosovës
Ky takim pritet të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Drenas duke filluar nga ora 13:00.
Gjatë këtij takimi pritet diskutim në mes kryetarëve në lidhje me masat që do të merrën tutje në mënyrë që qytetarët të mbrohen nga virusi Covid 19.
Në këtë takim do të punohet më këtë rend dite:
Situata nëpër komuna sa i përket parandalimit të përhapjes së COVID 19
Praktikat e komunave në luftimin e parandalimit të përhapjes së COVID 19.
Bashkëpunimi me nivelin qendror sa i përket masave në parandalimin e përhapjes së COVID 19.
Nevojat e komunave në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID 19.