Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, tha se ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, gjatë takimit të sotëm me të në Bujanoc ka premtuar se do të diskutojë për problemet e shqiptarëve nga në Luginën e Preshevës me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.
Ambasadori ka ardhur në Bujanoc edhe për ta njohur kryetarin e komunës me atë që është rënë dakord mes Vuçiqit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Ohër, transmeton Bujanovaçke.
“Kjo është një zonë afër dy kufijve ndërkombëtarë dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që qytetarët që jetojnë këtu të dinë se çfarë ka ndodhur në Ohër dhe cila është përmbajtja e marrëveshjes”, tha Hill./FolDrejt/