Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me rastin e arrestimit të tre zyrtarëve të kësaj komune, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës në një tender mbi 35 mijë eurosh.
Para gazetarëve, Rahimaj, paralajmëroi se nesër në mëngjes do t’i suspendojë të tre zyrtarët e arrestuar.
I pari i Kamenicës, i cili tha se si komunë e kanë shtyrë përpara këtë lëndë te organet e drejtësisë, paralajmëroi se shumë shpejt do të dërgojnë edhe kallxime të tjera penale, për keqpërdorimet të cilat thotë se janë bërë gjatë qeverisjes së PSD-së në këtë komunë.