Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, po iu kërkon qytetarëve që të qëndrojnë brenda nga e diela në të hënën në “Ditën e Fitores” së Rusisë, pasi zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës më 9 maj që është një ditë simbolike për Rusinë.
Megjithëse Klitschko nuk po vendos zyrtarisht orë policore asnjë ngjarje nuk do të mbahet gjatë kësaj kohe, sipas postimeve në llogaritë e tij në media sociale. Ai tha se do të ketë patrullim të zgjeruar në qytet.
“Kushtojini vëmendje dhe ndiqni rregullat e sigurisë në kohë lufte. Unë gjithashtu ju kërkoj që të mos i injoroni sinjalet e sulmit ajror dhe të strehoheni menjëherë. Në ditët në vijim, ka një gjasë të lartë për granatime me raketa në të gjitha rajonet e Ukrainës. Jini të vëmendshëm dhe kujdesuni për sigurinë tuaj!”, ka paralajmëruar Klitschko.