Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit, në fillim të seancës së Kuvendit të Kosovës, ka shprehur nervozizmin e tij ndaj deputetëve të cilët janë vonuar.
“Ata të papërgjegjshmit i pritëm boll. Kështu që s’ka më tolerancë për ata që nuk e dinë për çfarë e kanë bërë betimin dhe për çka janë deputetë të Republikës së Kosovës”, tha ai, transmeton Fol Drejt.
Seanca e paraparë të nisë në ora 12:00, është vonuar për afër 20 minuta, si pasojë e mosardhjes në kohë të disa deputetëve të Kuvendit./FolDrejt/