Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka zhvilluar takim me delegacionin e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Këtë e ka bërë ai të ditur përmes rrjetit social Facebook, ku në llogarinë e tij ka shkruar:
“Takim i përzemërt me delegacionin e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kryesuar nga Kryetarja znj.Jorida Tabaku.
Diskutime të dobishme për zhvillimet aktuale politike dhe çështje me interes të përbashkët, shkëmbimin e përvojave dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar.
Mirënjohës dhe falënderues ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen e deritashme dhe bashkërendimin e hapave në të ardhmen drejt integrimeve evropiane dhe evroatlantike, si dhe anëtarësimin e shtetit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.”, ka shkruar Konjufca në profilin e tij në Facebook. /FolDrejt/