Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mbështetjen e plotë të serbëve nga Kosova për të gjetur një zgjidhje kompromisi në dhjetë ditët e ardhshme.
Rakiq me këtë rast ka përsëritur edhe kërkesën drejtuar KFOR-it që siç tha “të sigurojë paqen për serbët në Kosovë në përputhje me misionin e saj në OKB”.
Këto deklarata ai i bëri në një konferencë për media që përfaqësuesit e Listës Serbe e mbajtën një ditë pas takimit që patën në Beograd me kreun e eshtetit ser, Aleksandar Vuçiq.
Për të mërkurën në Zveçan është paralajmëruar takim i përbashkët i kryetarëve të komunave nga veriu i Kosovës.
Vetë Vuçiq e konfirmoi të dielën se lidershipi shtetëror i Serbisë ka marrë mbështetjen e plotë të përfaqësuesve të serbëve nga Kosova për të kërkuar një zgjidhje kompromisi në 10 ditët e ardhshme.
Në adresimin e parë pas ballafaqimit të së enjtes në Bruksel me kryeministrin kosovar, Albin Kurti ai se serbët në Kosovë i kanë thënë se do të pranonin çdo kompromis./KO/