Më shumë se 5000 civilë, përfshirë 210 fëmijë, kanë vdekur në Mariupol që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, pohon kryetari i bashkisë së atij qyteti, Vadim Boychenko.
Boychenko tha se forcat ruse bombarduan spitalet dhe se në njërin prej tyre u dogjën 50 persona, shkruan Guardian, transmeton FolDrejt.
Ai gjithashtu deklaroi se më shumë se 90 për qind e infrastrukturës së qytetit u shkatërrua nga bombardimet e forcave ruse./FolDrejt/