Fol Drejt
E mërkurë, 21 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home Pa Kategori

Kryetari i Obiliqit e hup kontrollin, dehet dhe kërcënon policët (DOKUMENT)

3 vjet më parë
in Pa Kategori
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nën ndikimin e alkoolit i kishte thyer rregullat anticovid dhe nuk iu kishte bindur organeve të rendit për ta zbatuar orën policore.

Policisë së Kosovës gjatë një patrollimi në sheshin e Obiliqit, i kishte rënë në sy se disa persona po qëndronin në një lokal me drita të fikura dhe po pinin.

Lexoni edhe..

NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

“Uria” e përdorur si armë lufte nga Izraeli vrau 16 fëmijë në Gaza

Porosit Web Porosit Web

Kur ishte afruar polici të dera e lokalit, sipas një raporti policor të siguruar nga Demokracia.com, kishte dalë shoferi i kryetarit të komunës së Obiliqit, duke i kërkuar falje policit se janë vonuar pak dhe duke i thënë se “kryetari është në gjendje të dehur”.

Në raportin e policisë së 16 shkurtit 2022, të cilin e posedon Demokracia.com, përshkruhet sesi kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i kishte kërcënuar Policinë e Kosovës që po ia prishnin ndejën aty.

“Sapo jam afruar të dera e lokalit, para dere ka dalë vozitësi i kryetarit të Komunës së Obiliqit, i cili pas kërkesës time është legjitimuar si F.D dhe më ka kërkuar falje se pak jemi vonuar dhe se brenda është kryetari dhe se është në gjendje të dehur. Me qëllim të respektit ja kam tërhequr vërejtjen se askush nuk është mbi ligjim edhe pasi që nuk paska kaluar shumë kohë, duhet ta lironi lokalin pasi që është në kundërshtim me vendimin e fundit të Qeverisë. Ai mu ka përgjigjur se ‘në rregull është dhe do të vazhdojmë menjëherë’. Mirëpo, unë iu kam përgjigjur se duhet menjëherë dhe se për hir të respektit po presim te dera, derisa të largoheni ju nga lokali”, përshkruhet kjo ngjarje në raportin e Policisë, që e ka siguruar Demokracia.com.

Por, Xhafer Gashi me stafin e tij nuk iu kishte bindur Policisë dhe kishte porositur edhe një rend me pije, që ta vazhdonin ndejën edhe pak, thuhet në këtë raport policor.

“Me qëllim të realizimit të kërkesës, respektivisht urdhrit gojor kemi qëndruar para dere diku afër 5-8 minuta dhe në një moment e kemi vërejtur se dikush nga personeli ka sjell pije të tjera në tavolinën ku ka qenë kryetari i komunës dhe atëherë kemi ndërhyrë brenda dhe personalisht kam dhënë urdhër që ta ndërprejnë atë veprim nga personeli, i cili mu ka përgjigjur ‘rreshter e di që jam gabim, por ka pi pak kryetari dhe nuk po del prej lokalit’. Unë jau kam tërhequr vërejtjen se a e dini sa është gjoba dhe menjëherë duhet të dilni të gjithë jashtë prej lokalit, sipas vendimit të fundit të qeverisë dhe të mbyllet lokali, ku pas kësaj kryetari dhe shoqëruesit e tij i kanë marrë pijet në dorë dhe derisa janë larguar nga lokali kemi qëndruar aty ku edhe është mbyllur lokali”, thuhet në raportin e Policisë, raporton Demokracia.com.

Por, saga nuk përfundon me kaq, pasi që kryetari i Obiliqit kishte vazhduar me stafin e tij të qëndronin ulur në një stol afër stacionit të Policisë.

“Pasi që kemi kontrolluar lokalet e tjera në shesh dhe për rreth, kur jemi kthyer i kemi vërejtur para stacionit të Policisë, ulur kryetarin dhe shoqëruesit e tij. Me qëllim të verifikimit të situatës dhe arsyes pse po qëndrojnë aty, ju kam afruar së bashku me kolegët Sh.P dhe L.M duke i pyetur se çka është kjo kështu dhe a keni të gjithë leje të qarkullimit, pasi që ka filluar ora policore, të gjithë janë legjitimuar si staf i kryetarit dhe se janë të pajisur me leje nga Shtabi Emergjent sipas tyre, dhe se lejet i kanë në zyre dhe sipas kërkesës do t’i prezantojnë gjatë ditës nëse është e nevojshme”.

Pas kësaj ishte acaruar keq kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, duke iu drejtuar Policisë me fjalë ofenduese e kërcënuese.

“Me qëllim të harmonizimit të situatës të cilën e kam monitoruar në tërësi nga pezmi apo hidhërimi pse kërkova leje nga stafi i tij edhe të tjerët, kryetari është ngritur në këmbë mu ka afru dhe mu ka drejtu “kush k… je ti që po më maltreton mua se tash ta thirri komandantin e stacionit dhe ministrin” dhe se në ndërkohë është larguar pak, ka zhvilluar një bisedë nuk e di me kë, derisa unë ia kam kërkuar të tjerëve që duhet të largohen nga ai lokacion pasi është ora policore, nuk mund të qëndroni këtu”, sqaron raporti policor që e ka siguruar Demokracia.com.

Gashi nuk e kishte lënë me kaq kërcënimin ndaj Policisë, duke ia bërë të ditur se njëri duhet të lëshonte Obiliqin, sepse për dytë më nuk ka vend.

“…nëse keni leje qarkullimi sipas vendimit të Shtabit Emergjent vazhdoni me punën e juaj, ku në këto fjalë ka ndërhyrë përsëri kryetari pasi ka përfunduar bisedën duke mu drejtuar si: Ti koke shumë trim, çfarë provokimi po ma bën ti mua, tash kom me ta thirr ministrin dhe prej nesër ja unë ja ti në Obiliq, se unë i kam marrë 7 mijë e 500 vota e ti me m’qit prej lokali, a po don matem o rreshter masi te koke kaq trim”. Në ato momente unë jam tërhequr pak mbrapa pasi vozitësi i tij personal i doli përpara me qëllim që ta ndalojë, por që unë i kam dhënë urdhër “largohu le të flet kryetari se po matem unë i kom 104 kilogram dhe se kurgja personale nuk kam me ju e as me atë, përpos që e kemi zbatuar ligjin dhe mbi ligjin so kerkush dhe se sante e keni vërejtjen me gojë pasi se ligji na mundëson dhe mos me përsërit më”, ka qenë debati në mes kryetarit dhe Policisë.

Më pas kishte ardhur edhe një patroll tjetër e Policisë së Kosovës dhe Gashi ishte larguar nga vendi.

“Në ndërkohë ka ardh edhe njësia tjetër të cilët posa janë afruar më kanë pyetur ‘rreshter a ka nevojë për intervenim’, ku jam përgjigjur ‘jo nuk ka nevojë, vetëm po presim derisa të shkon kryetari me të tjerët i cili posa është përshëndetur me policët është larguar nga ai lokacion derisa në asnjë moment nuk e kemi ndje veten të kërcënuar e as nuk e ndjejmë pasi që vetëm e kemi kryer detyrën tonë”, thuhet në raportin policor për incidentin e shkaktuar nga kryetari i Obiliqit.

Për rastin në fjalë, policia nuk ka iniciuar asnjë procedurë thuhet në këtë raport.

Xhafer Gashi ka fituar mandatin e tretë të Komunës së Obiliqit si kandidat i pavarur, pasi më parë ishte pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por që e kishte braktisur këtë parti.

Me AAK-në, Gashi kishte qenë dy mandate kryetar. /Demokracia.com/

Kryetari i ObiliqitMasatPolicia e KosovësXhafer Gashi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Të vrarë dhe të plagosur, shpërthimet trondisin qytetin, Rusia dërgon tanket dhe raketat në kufi me Ukrainën(video)

Lajmi tjetër

2 të vdekur dhe 183 të infektuar me COVID-19, në 24 orët e fundit

Të ngjajshme

LAJME

NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

9 Mars, 2025
Pa Kategori

“Uria” e përdorur si armë lufte nga Izraeli vrau 16 fëmijë në Gaza

5 Mars, 2024
Pa Kategori

FOTO/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në kapjen e këtij personi

16 Shkurt, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM