Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kërkuar që Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, të akuzuar për krime lufte, t’iu ndalohen telefonat dhe vizitat në Dhomat e Paraburgimit.
Madje janë publikuar edhe pjesë nga biseda në Qendrën e Paraburgimit mes Thaçit, Veselit e Selimit
Lidhur me këtë ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ai ka thënë se bëjnë mirë që të publikojnë edhe bisedën e tij me bashkëluftëtarët e tjerë në Hagë, pasi që ata kanë folur vetëm realitetin.
“Nëse ZPS më ka përgjuar edhe mua kur kam qenë në vizitë të 8 bashkëluftëtarëve në Hagë, mirë bëjnë që ta publikojnë, sepse veç për realitetin kemi folur”, ka shkruar Klinaku.
Ndryshe, Gjykata Speciale ka vendosur që Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka pretenduar se të akuzuarit kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues duke zbuluar informata konfidenciale të dëshmitarëve të mbrojtur ose edhe pjesë të dëshmive të tyre për personat që i vizituan.