Njoftimin kryetari Gashi e bëri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku tha se diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe procesin eurointegrues, shkruan Fol Drejt.
Ai shtoi se Alternativa do t’i mbetet besnike qëndrimit për ndryshimet e duhura kushtetuese, që janë çelësi i rrugës europiane.
Kryetari Gashi e njoftoi ambasadorin bullgar edhe për nismën e Alternativës që, gjatë hapjes së kushtetutës, të merret parasysh edhe propozimi i Alternativës që në kushtetutë të sanksionohet edhe lufta kundër korrupsionit, duke ndaluar vjetrimin e lëndëve të tilla.
Ambasadori bullgar e përshëndeti këtë nismë dhe uroi sukses, duke vlerësuar se lufta kundër korrupsionit është një vlerë e rëndësishme e Bashkimit Europian.
Tutje ai tha që, AlternAtivA nuk ka asnjë dilemë rreth identitetit të kombit maqedonas dhe gjuhës maqedonase dhe prandaj pret mbështetje dhe mirëkuptim edhe nga bashkëkombësit për kërkesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Rruga jonë e përbashkët europiane na detyron për bashkëpunim, mirëkuptim dhe bashkëjetesë”, përfundoi ai. /FolDrejt/