Edhe në Preshevë u festua Dita e Flamurit.
Shqiptarët në Preshevë sot festuan Ditën e Flamurit. Gjatë programit festiv për nder të Ditës së Flamurit, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi dha një mesazh.
Sipas Arifit, politika që ndjek qeverisja lokale në Preshevë është në përputhje me politikën e Tiranës dhe Prishtinës.
Arifi vuri në dukje se 28 Nëntori është një ditë e veçantë që bashkon të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe se qëllimi i secilit është që të jetë nën ombrellën e BE-së.
Tutje kryetari i Preshevës i tha qytetarëve, se Dita e Flamurit Shqiptar është një festë që sjell paqe dhe demokraci dhe se nuk duhet të ketë frikë askush, sepse siç theksoi ai, shqiptarët nuk po e kërcënojnë askënd, por që shqiptarët tani e kanë mundësinë që të krijojnë një të ardhme edhe më të mirë.