Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, publikoi një njoftim ku dha një lajm shumë të mirë në lidhje me familjet me asistencë sociale.
Ai tha se shërbimet e legalizimit të objekteve për familjet e kësaj kategorie, do të jenë falas, përcjell Fol Drejt.
“Kryeqyteti gjithmonë pranë familjeve në nevojë!
Kemi angazhuar një kompani për të kryer shërbimet e nevojshme gjeodozike të cilat do të ju ndihmojnë familjeve me asistencë sociale të aplikojnë për legalizimin e objekteve.
Pagesën për këto shërbime do ta kryejë Kryeqyteti”, thuhet në njoftimin e Ramës./FolDrejt/