Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi sot se kanë shkëputur kontratat me tri kompani, të cilat ai i ka quajtur “të papërgjegjshme”.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Ditëve të fundit kemi shkëputur tre (3) kontrata me kompani të papërgjegjshme të cilat nuk kanë respektuar kushtet e kontratave të nënshkruara.
Kompanitë në fjalë nuk kanë dëshmuar profesionalizëm dhe seriozitet në zbatimin e planit dinamik. Rrjedhimisht, kanë pasur ngecje të mëdha në realizim të punimeve duke mbajtur projektet e papërfunduara dhe duke vështirësuar jetën e qytetarëve në lokacionet përkatëse. Nuk do të tolererojmë papërgjegjësi dhe joseriozitet në projektet e Kryeqytetit. Kompanive që tilla do t’u konfiskojmë sigurimin e ekzekutimit të punimeve që arrin vlerën 10% të shumës së projektit.
Do të vazhdojmë të sigurojmë cilësi e standard të ri të ndërtimit në rrugëtimin tonë të transformimit të Kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e Ramës./FolDrejt/