Sot, komuna e Prishtinës ka mbajtur mbledhjen e dhjetë me radhë të Kuvendit Komunal.
E kryetari i kësaj komune, Përparim Rama, me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se çfarë vendimesh janë marrë në këtë mbledhje.
“Në mbledhjen e 10-të të Kuvendit Komunal të Kryeqytetit u miratuan këto pika të rendit të ditës:
Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së nëntë dhe mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kryeqytetit;
Propozimvendimi për plotësim-ndryshimin e Vendimit për hapjen e kodit buxhetor nr. 01,-400/01-177472/22, dt. 26.07.2022;
Propozimvendimi për miratimin e projektrregullores për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e gastronomisë
Propozimvendimi për miratimin e projektrregullores për transparencë
Propozimvendimi për miratimin e listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2023
Propozimvendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të Arif Dermishit;
Propozimvendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të Shukrije Bajgorës, Muhamed Sadikut, Adnan Sadikut dhe “Vëllezërit Asllani” SHPK;
Propozimvendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës për ndërtimin e objektit të Odave të Profesionistëve Shëndetësor
Propozimvendimi për formimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit për vitin 2023;”, ka njoftuar kryetari Rama./FolDrejt/