Fadil Halimi, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), në Podujevë, ka demantuar lajmet e rreme që po thonë se në shkollat e Podujevës greva do të ndërpritet nesër, raporton Fol Drejt.
Sipas Halimit, këto janë spekulime.
Ai nëpërmjet një reagimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar:
“Në shkollat e komunës së Podujevës greva vazhdon sipas orarit të deritashëm i paraparë në udhëzuesin e grevës.”
Ky është reagimi i tij i plotë:
Njoftim
Në Podujevë greva vazhdon
Në shkollat e komunës së Podujevës greva vazhdon sipas orarit të deritashëm i paraparë në udhëzuesin e grevës:
9:00 deri. në 12:00;
për të dy ndërrimet.
Për çdo risi, do të informoheni me kohë.
Fadil Halimi,
Kryetar i Sindikatës së Arsimit në Podujevë