Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se ndërtimi i stadiumit nacional, nuk është çështje e vogël, duke këmbëngulur se ai duhet të ndërtohet në komunën të cilën ai e udhëheq.
Tutje, Lladrovci tha se stadiumi nacional do të ishte portë triumfale për Kombëtaren e Kosovës, që sipas tij, është krenaria e vendit.
“Stadiumi nacional do të ishte motiv shtesë për fitoret e reja të shqiponjave tona”, është shprehur Lladrovci, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ai i bëri thirrje kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, se Korrotica dhe Drenasi po ju pret për stadiumin nacional.