Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se 100 biçikleta kanë ardhur, të cilat do të përdorën për transport publik.
Rama theksoi se shumë shpejt do të krijohen 10 stacionet ku do të vendosen.
“100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik tashmë kanë ardhur, dhe shpejt fillojmë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen”, shkroi Rama.
“Në të njejtën kohë jemi duke krijuar shtigje të reja për biçikleta, të cilat do të lehtësojnë udhëtimin me to, duke e bërë më të sigurt”.
I pari i kryeqytetit potencoi se përdorimi i biçikletës ndihmon në reduktimin e ndotjes së ajrit e po ashtu në përmirësimin e shëndetit tonë fizik e mendor.