Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë disa momente nga festimi i mbrëmshëm për nder të 4 Korrikut, bashkë me ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, transmeton Fol Drejt.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka përmendur miqësinë me ambasadorin Hovenier, duke falenderuar njëkohësisht SHBA-të për ndihmën dhe mbështetjen ndaj Kosovës.
“Jeta nuk është vetëm për politikë, por do të dalësh e do të kënaqesh me njerëzit e bukur të Prishtinës, të festosh jetën e lirinë që ne e kemi tani si rezultat i miqve tanë të mëdhenj, ShBA-së.
Prandaj, faleminderit ambasador Hovenier për mbështetjen tuaj të madhe dhe të vendit tuaj, dhe për gjithçka që ShBA-ja ka bërë për Kosovën dhe vazhdon ta bëjë. Jemi miq, vëllezër përgjithmonë”, është shprehur Rama./FolDrejt/