Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. njoftoi se tashmë të gjithë qytetarët mund të arrijnë në destinacionet e tyre, duke përdorur trafikun urban përmes Google Maps.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Një tjetër ndryshim pozitiv në transportin publik!
Jam i lumtur të ndaj me ju një arritje të re e cila do të përmirësojë përvojën tuaj me transportin publik.
Kemi inkuadruar në Google Maps, mundësinë që si mjet udhëtimi të përdorni transportin publik për të shkuar në destinacionin e kërkuar.
Pra, në Google Maps janë përfshirë linjat e autobusëve të “Trafikut Urban”.
Kjo do t’ju ndihmojë të:
Gjeni oraret dhe ndalesat e fundit të transportit publik në Kryeqytet.
Planifikoni udhëtimet tuaja duke përdorur transportin publik.
Mësoni se cila linjë e autobusit është më afër ardhjes dhe më e shpejtë për destinacionin që do të shkoni.
Kuptoni se sa minuta bëni për të shkuar në këmbë, sa me transport publik deri në destinacionin tuaj.
Bashkohuni në rrugëtimin tonë drejt një transporti publik më efikas, më të qëndrueshëm dhe më të lehtë për të gjithë qytetarët!
#Prishtinapraktike“, u shpreh Rama në njoftim./FolDrejt/