Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur sot në takim zëvendës komandantin e KFOR-it, gjeneral brigade József Szpisják, transmeton Fol Drejt.
Me gjeneralin Szpisják u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Kryeqytetit e KFOR-it si dhe komunave tjera në aspektin e sigurisë dhe fusha të ndryshme, si në kulturë, art e sport.
Kryetari i Kryeqytetit i dhuroi gjeneralit Szpisják Hyjneshën në Fron në shenjë falënderimi për bashkëpunimin mes dy palëve.