Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vërshimeve të mbrëmshme në Pejë dhe humbjes tragjike të dy anëtarëve të familjes Ademaj.
Rama i ka dërguar ngushëllime kësaj familjeje me rastin e humbjes tragjike të fëmijës 5-vjeçar dhe nënës së tij, transmeton Fol Drejt.
Rama më tej është solidarizuar me këtë komunë duke shprehur gatishmërinë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të Pejës.
“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ademaj, të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të çmueshëm të tyre.
Ndihma jonë nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja. Jemi të gatshëm që me gjithë kapacitetet tona si Kryeqytet të dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës.
Të gjithë bashkë mund të ja dalim!”, është shprehur Rama./FolDrejt/