Shkolla “Zenel Hajdini” është bërë me kabinet të ri të TIK-ut.
Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka bërë me dije se kabineti i përuruar sot, është pajisur me tabelë interaktive (Smartboard), 18 kompjuterë të rinj profesional dhe të gjitha pajisjet përcjellëse.
Lidhur me këtë kabinet, kryetari Rama ka falenderuar Qatar Charity për financimin e këtij projekti.
Rama njëkohësisht ka falenderuar edhe nxënësin Sejdi Pacolli, për dhurimin e disa pikturave./FolDrejt/