Kreu i Prishtinës, Perparim Rama, i shoqëruar edhe nga drejtori i Shërbimeve Publike, po merr pjesë në panairin më të madh të mobilitetit në botë, i cili po mbahet në Mynih të Gjermanisë, përcjell Fol Drejt.
“Ndjenjë krenarie që takuam përfaqësuesit e startup-it inovativ kosovar, “Electric Mobility LLC”, kompani e përzgjedhur në mesin e 200 startup-eve në botë për të qenë pjesë e këtij panairi.
Arritja e Electric Mobility LLC, me markat e saj ETAXI, EÇARGE dhe ETROTY prezente sot, është një burim krenarie e pamasë për Prishtinën dhe gjithë rajonin. “, ka thënë Rama.
“Kjo pasqyron shpirtin inovativ të qytetit tonë dhe përkushtimin tonë për zhvillim të qëndrueshëm. Jam mëse i lumtur që vizioni ynë për ristrukturimin e mobilitetit në Kryeqytet po merrë formë përmes iniciativave të suksesshme të sektorit privat siç e kemi rastin sot.”, ka shtuar Rama më tej.