Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se sot u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi me Fakultetin e Edukimit dhe organizatën joqeveritare TOKA.
Përmes këtij memorandumi do të bëhet trajnimi i mësimdhënësve të matematikës në shkollat fillore të Prishtinës.
Rama e ka cilësuar këtë memorandum si “super lajm” për nxënësit e shkollave fillore të kësaj komune./FolDrejt/