Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare dhe bashkëshorten e tij, Helena Kadare.
Kështu ka njoftuar vetë Rama, i cili ka bërë me dije se në shenjë mirënjohje dhe respekti ia dhuroi Kadaresë Çelësin e Kryeqytetit.
“Po ashtu, kisha kënaqësinë ta informoj se kam vendosur që një prej bibliotekave të #Kryeqytetit do ta marrë emrin e tij.
Veprat e tij e kanë ngritur letërsinë shqipe në nivel botëror dhe vazhdojnë të frymëzojnë tash e sa gjenerata.”, është shprehur Përparim Rama./FolDrejt/