Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se jeta në kryeqytet sot është më e mirë se që ishte kur ai e kishte marrë mandatin e të parit të kryeqytetit dy vjet më parë.
Rama tha se transformimi i Prishtinës tashmë shihet në çdo cep të qytetit.
“Kemi numër të madh të projekteve që i kemi filluar dhe jemi duke i zbatuar, transformimi vetëm se ka filluar qysh nga viti i kaluar, përkundër faktit që kemi pasur probleme të shumta, me gjendje të ndryshme edhe globale edhe lokale, Prishtina është duke u transformu, pra kemi një numër të madh të projekteve me të cilat jemi në vazhdimësi në aspektin e infrastrukturës, si ajo e rrugëve, shkollave, qendrave mjekësore familjare, projekteve të ndryshme madhore të cilat janë tash në projektim dhe viti 2024 do të jetë po ashtu vit i projekteve të mëdha” tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës.
Rama foli edhe për projektet në periferi të Prishtinës, duke shtuar se këto projekte e lehtësojnë trafikun në kryeqytet.
“Kemi bërë një numër të madh të renovimit të shkollave, kemi fillu edhe ndërtimin e shkollave të reja, të cilat lidhen edhe me problemet e trafikut në kryeqytet, pra synojmë që përmes intervenimeve pra ndërtimin e shkollave në periferi që tash pesë vetëm se kemi filluar, i kemi edhe pesë të tjera me IFC të negociuara për t’i shtyrë përpara, po ashtu qendrën mjekësore familjare në Veterrik e kemi përfunduar tashmë, kemi rrugë infrastrukturore si rruga “Jim Xhema”, pra një projekt madhor i kryeqytetit, projekti më i madh në historinë e kryeqytetit” tha Rama.