Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot në takim arkitektin japonez, Kengo Kuma, i cili është njëherit edhe fituesi i konkursit të Sallës Koncertale të Gërmisë.
Rama e ka cilësuar nder takimin me arkitektin Kuma, të cilit i ka dhuruar njëkohësisht edhe “Hyjneshën në Fron”, transmeton Fol Drejt.
“Me profesor Kuma-n ndava vizionin tonë për rehabilitimin e Prishtinës, ndërtesat dhe infrastrukturën e saj, vizionin tonë për të përqafuar trashëgiminë tonë dhe për të rikthyer dhe ruajtur hapësirat publike që formojnë strukturën e historisë së pasur kulturore të qytetit tonë.
Dikur një dyqan mallrash, ndërtesa e Gërmisë është një nga ndërtesat më ikonike moderniste në kryeqytet. Struktura ekzistuese e viteve 1970 mban memorie kolektive për qytetarët tanë, prandaj konkursi kërkonte ruajtjen e arkitekturës ekzistuese.
Profesor Kuma është i njohur për përdorimin e tij të markës së dritës dhe drurit duke u mbështetur në traditën japoneze, duke përzier të kaluarën me botën e sotme.”, ka thënë ndër tjerash kryetari Rama.
Postimi i plotë:
“Ishte nder të prisja arkitektin japonez Kengo Kuma, fitues i Konkursit të Sallës Koncertale të Gërmisë, dhe një nga emrat më të respektuar e më domethënës të dizajnit në #kryeqytetin tonë.
Në shenjë respekti dhe vlerësimi për angazhimin e tij ndaj Prishtinës, i dhuruam z. Kuma “Hyjneshën në Fron”.
Me profesor Kuma-n ndava vizionin tonë për rehabilitimin e Prishtinës, ndërtesat dhe infrastrukturën e saj, vizionin tonë për të përqafuar trashëgiminë tonë dhe për të rikthyer dhe ruajtur hapësirat publike që formojnë strukturën e historisë së pasur kulturore të qytetit tonë.
Dikur një dyqan mallrash, ndërtesa e Gërmisë është një nga ndërtesat më ikonike moderniste në kryeqytet. Struktura ekzistuese e viteve 1970 mban memorie kolektive për qytetarët tanë, prandaj konkursi kërkonte ruajtjen e arkitekturës ekzistuese.
Profesor Kuma është i njohur për përdorimin e tij të markës së dritës dhe drurit duke u mbështetur në traditën japoneze, duke përzier të kaluarën me botën e sotme.
Veprat e tij më të famshme përfshijnë: Stadiumin Kombëtar të Japonisë, Qendrën e Informacionit Turistik të Kulturës Asakusa, Kopshtin Japonez të Portlandit, “The Exchange” në Sydney të Australisë, Muzeun “V&A” të Dudee-s, Muzeun e Artit Modern të Odunpazarit, si dhe shumë përpjekje restauruese në Japoninë verilindore të cilat u ndikuan rëndë nga tërmeti dhe cunami me magnitudë 9.0 ballë në vitin 2011.
Duke përshkruar praktikën e tij në një intervistë, profesor Kuma tha: “Mund të thuash se qëllimi im është “të rimëkëmb vendin. Çdo vend është rezultat i natyrës dhe kohës.”
Ai është një arkitekt me punë dhe mënyrë të menduari që tejkalon çdo kufi.
Kjo ishte e para, nga ajo që shpresojmë se do të jetë një nga shumë vizitat e ardhshme në qytetin tonë teksa po punojmë për ndërtimin e Qendrës Multikulturore të Gërmisë, e cila do të akomodojë Sallën tonë të Koncerteve dhe një Galeri të Qytetit.”