I pari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se qendra për trajtimin e qenve endacakë është në fazën finale të ndërtimit, transmeton Fol Drejt.
Siç bën me dije Rama, objekti ka marrë formë dhe janë duke u përfunduar punimet e brendshme.
“Me përfundimin e këtij objekti, të gjithë qentë endacak të identifikuar në territorin e kryeqytetit do të trajtohen – vaksinohen, shërohen dhe kastrohen/sterilizohen në këtë qendër.
Shumë shpejt do të fillojmë edhe me ndërtimin e Parkut të Kafshëve, me fokus në qentë me dhe pa pronarë, në një sipërfaqe prej 10 hektarëve në fshatin Slivovë.
Ndërtimi i Parkut tashmë është në fazën përgatitore të procedurave të brendshme të domosdoshme për realizimin e tij.”, ka njoftuar Rama në një postim në facebook./FolDrejt/