Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se sot është prezantuar plani i detajuar për Spitalin Gjeneral të Prishtinës, ndërtimi i të cilit pritet të fillojë këtë vit.
Sipas Ramës, për këtë spital janë ndarë parcela në Prishtinën e Re dhe buxhet prej 1.3 milionë euro.
Spitali do t’i ketë rreth 200 shtretër, me këto departamente kryesore: kirurgjia, internistika, gjinekologjia dhe pediatria./FolDrejt/