I pari i Prishtinës, Perparim Rama, ka takuar ambasadorin e Norvegjisë në Kosovës, siç e ka quajtur ai “mikun e kryeqytetit”, Jens Erik Grøndahl, transmeton Fol Drejt.
Rama e ka falenderuar ambasadorin pë angazhimin dhe kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Norvegjisë, e me këtë rast i ka dhuruar edhe “Çelësin e Qytetit”.
“Kënaqësi të prisja mikun e kryeqytetit, Ambasadorin e 🇳🇴 Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.
E falënderova për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve mes shteteve tona dhe në shenjë nderimi i dhurova “Çelësin e Qytetit”🗝
Të presim sërish në Prishtinë!”, ka shkruar Rama./FolDrejt/