I pari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë me dije se bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike Ilirik Musliu, Kryeshefin Ekzekutiv të Kompania Regjionale “Pastrimi” Sh.A, Petrit Reçica dhe Kryeshefen Ekzekutive të NPL „Hortikultura” sh.a – Prishtinë, Nora Cimili Gagica, shikuan për së afërmi gjendjen në terren.
Siç vlerëson Rama, situata e pastërtisë në kryeqytet nuk është e mirë e njëjtë edhe ajo e hapësirave të gjelbra.
“U pajtuam për masa të reja të menjëhershme për të ngritur nivelin e pastërtisë në kryeqendrën e vendit.
Pikërisht për këtë kemi porositur 1400 kontejnerë të rinj, po ashtu edhe 8 kamionë të mëdhenj si dhe jemi duke e shikuar mundësinë e shtimit të kapaciteteve dhe ekipeve tjera për sanimin e problemit.”, ka thënë Rama.
“Tashmë draft – rregullorja e re për menaxhimin e mbeturinave do të jetë në diskutim publik për 30 ditët e ardhshme, qytetarët mund të japin komentet e tyre për këtë dokument të rëndësishëm për kryeqytetin.
Lus të gjithë qytetarët dhe bizneset për bashkëpunim të ngushtë që së bashku të gëzojmë kryeqytetin ashtu si e meritojmë të gjithë.”, ka shtuar Rama më tej./FolDrejt/