Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vazhdimin e fazës së projektimit për Unazën e Mesme të kryeqytetit bazuar në planin e Mobilitetit dhe dhe planin zhvillimor komunal.
Ai, me anë të një postimi në facebook, bëri me dije se në takimin punues u prezantua plani i fizibilitetit dhe dizajni preliminar nga kompania daneze SWECO në konzorcium me InfraPlus.
Rama njëkohësisht ka theksuar se janë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për të siguruar mbarëvajtjen e proceseve nga të dy palët./FolDrejt/