Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama gjendet në një vizitë Abu Dhabi për siç tha ai tërheqje të investimeve dhe donacioneve për Prishtinën, shkruan Fol Drejt.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai tha se ndejehet i nderuar qa është i ftuari i Kryesuesit të Departamentit të Shëndetësisë së Abu Dhabit, Shkëlqesisë së tij, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed, në vizitë zyrtare në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi.
Rama shtoi se kjo vizitë, shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në EBA, z. Xhabir Hamiti, po realizohet me qëllim të tërheqjes së investimeve e donacioneve në projektet madhore për Prishtinën dhe zgjerimit të potencialit ekonomik të kryeqytetit dhe Kosovës në tërësi.
Ttutje, kryetari tha se është i përkushtuar në vendosjen e marrëdhënieve me kryeqendra botërore, veçanërisht në krjimin e partnerëve strategjik për zhvillimin e Prishtinës! /FolDrejt/
Postimi i plotë: