Kryetari i PD, Sali Berisha e ka përshkuar më këmbë rrugën nga banesa e tij pranë rrugës së Elbasanit, deri në selinë e Partisë Demokratike.
Për shkak të masave të marra për bllokimin e rrugës me qëllim garantimin e sigurisë së samitit të liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, Berisha ka ecur më këmbë i shoqëruar nga zëdhënësja e PD, Floriana Garo dhe badigardët.
Këto janë momentet kur Berisha i drejtohet selisë së PD, ku më pas u prit me ovacione nga mbështetësit që ishin mbledhur në oborrin e selisë për të nisur më pas protestën, shkruan abcnews.al, transmeton Fol Drejt.